Please enter at least 3 characters.

Të enjten Kuvendi mban seancë, do të diskutohet për dialogun me Serbinë

2022/01/kuvendi-rryma-tlg.jpg

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e mbajtur sot ka vendosur që seanca e radhës të mbahet më 24 shkurt nga ora 10:00.

Mes pikave të shumta të rendit të ditës do të jetë debati parlamentar për dialogun me Serbinë, pas kërkesës së grupit parlamentar të AAK-së.

Këtë bëri të ditur, shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, kritikoi qeverinë për mos transparencë në raport me dialogun me Serbinë.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se qeveria duhet të qartësojë raportin në dialog, pasi i njëjti duhet të kalojë në një fazë tjetër. /Telegrafi/