Të eliminuarat nga BBV, Sheila dhe Paloma bëjnë paqe pas debatit të ashpër
Një debat mes Granitit dhe Sheilës do të kthehej në një konflikt mes saj dhe Palomës. Graniti po debatonte me Sheilën, pasi kjo e fundit e kishte provokuar duke i thënë se po përgatiste fruta për Semin.
Paloma ishte ajo që zgjodhi të ndërhynte në këtë përballje, e më pas nisi një debat mes saj dhe Sheilës që agravoi në tone të ashpra dhe ofendime të rënda ndaj njëra-tjetrës.
“Hajde betohu për kokën e ndonjërit”, i tha Sheila - Palomës duke u bazuar në faktin se gazetarja betohet gjithnjë në emër të vajzës së saj, transmeton Top Channel.
Këtë ironi, Paloma nuk e ka pritur mirë teksa ka reaguar e revoltuar ndaj Sheilës duke e kërcënuat këtë të fundit që të mos përmendë më kurrë pjesëtarët e familjes së saj.
Të dielën në ‘Fan Club’, dyshja ishin përballë njëra tjetrës dhe pas komenteve i dhanë edhe një përqafim njëra tjetrës, duke nënkuptuar hedhjen pas krahëve të asaj situate të agravuar.


