Please enter at least 3 characters.

Të akuzuarit e ''Grupit të Kumanovës'' i sjellin në gjykatë me helikopterë (Video)

2017/11/Helikopter.jpg

Sot duhet të mbahet seanca për gjykimin përfundimtar për rastin ''Grupi i Kumanovës''.

37 të akuzuarit për ngjarjet në lagjen e trimave në Kumanovë janë sjellë me forca të mëdha policie nga burgjet anekënd Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Një grup që policia e ka cilësuar si më të rrezikshëm e kanë sjellë me helikopter të policisë së shtetit.

Përndryshe, sot duhet të kumtohen vendimet për këtë rast. Merret vesh se dosja për 37 të akuzuarit ka gjithësejt 40 faqe dhe e njejta mbahet larg mediave dhe larg opinionit. /Telegrafi/