Taylor Swift dhe Travis Kelce ndryshojnë planet e dasmës për arsye sigurie
Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se kanë ndryshuar planet për dasmën e tyre, duke hequr dorë nga organizimi i ceremonisë në Rhode Island për shkak të shqetësimeve që lidhen me sigurinë.
Sipas raportimeve të Us Weekly, çifti fillimisht kishte planifikuar që dasma të mbahej më 13 qershor në Rhode Island, ndërsa një nga vendet e përzgjedhura ishte hoteli luksoz Ocean House në Westerly.
Megjithatë, vlerësimet e ekipit të sigurisë treguan se një ngjarje e këtyre përmasave do të ishte e vështirë për t'u menaxhuar.
Burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se ekipi i sigurisë analizoi disa lokacione, por problemet me qasjen në vendin e ceremonisë dhe krijimin e një perimetri të sigurt bënë që Rhode Island të mos konsiderohej më si opsion.
Sipas Page Six, ceremonia tani pritet të zhvillohet më 3 korrik në Madison Square Garden në New York.
Raportohet se për të garantuar privatësinë dhe sigurinë e të ftuarve, është kërkuar mbyllja e disa rrugëve përreth objektit dhe vendosja e një tende të madhe para hyrjes.
Në mesin e të ftuarve përmenden emra të njohur të botës së muzikës dhe spektaklit, si Ed Sheeran, Selena Gomez, Gigi Hadid, Zoë Kravitz, Karlie Kloss dhe Suki Waterhouse.
Gjithashtu, sipas të njëjtave raportime, në ceremoni mund të performojnë edhe Stevie Nicks dhe Tim McGraw.
Megjithatë, deri më tani, as Taylor Swift dhe as Travis Kelce nuk kanë konfirmuar zyrtarisht detajet e dasmës së tyre. /Telegrafi/


