Please enter at least 3 characters.

Takim i ri Kurti-Mustafa

2019/12/Albin-Kurti-dhe-Isa-Mustafa-deklarata-pase-takimit-LV-dhe-LDK-foto-Ridvan-Slivova-15-e1575640374897-780x439-1.jpg

Një takim  i ri ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës po të ndodh i  shoqëruar nga zyrtarë tjerë partiakë.

Burime të Telegrafit brenda këtyre dy subjekteve bëjnë me dije se tashmë liderët e dy partive janë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet takimi.

Takimi i ri vjen një ditë pas reagimeve nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasada amerikane dhe ajo britanike, të cilët kërkuan që sa më shpejt të formohet Qeveria.

Takimi i fundit Kurti-Mustafa ishte të shtunën i cili zgjati rreth katër orë.