Please enter at least 3 characters.

Takim i liderëve të hënën në ora 10:00 të mëngjesit

2018/07/lideret-takim-mk.png

Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar ftesa kryetarëve të OBRM-PDUKM-së, BDI-së dhe Lëvzijes BESA për takim liderësh të hënën në ora 9 të mëngjesit, vërtetojnë për TV24 disa nga të ftuarit.

Formacioni i KSHZ-së, çështja e referendumit, datë për referendum, por edhe kushtet e OBRM-PDUKM-së për Ligjin për financimin e partive politike, ndryshimet në Ligjin për Qeveri dhe ndryshimi i Kodit Penale priten që të jenë në tryezën e bisedimeve të katër partive më të mëdha, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takimin e fundit të liderëve të gjithë liderët thanë se presin shpejt të gjindet zgjidhje për çështjet e hapura dhe se qëndrimet për disa nga këto çështjet kanë nisur të përafrohen./Telegrafi/