Please enter at least 3 characters.

Takefusa Kubo luajti vetëm 17 minuta ndaj Fenerbahces, por bëri disa lëvizje të mira dhe u votua si lojtari i ndeshjes

2019/08/kubo-2.jpg

Takefusa Kubo ka filluar të bëhet menjëherë njëri nga më të preferuarit e tifozëve të Real Madridit.

Talenti japonez u inkuadrua në lojë në minutën e 73-të ndaj Fenerbahces në fitoren e Mbretërve me rezultat 5-3.

Megjithatë, edhe pse pati vetëm 17 minuta lojë në dispozicion, Kubo dhuroi spektakël me stilin dhe lëvizjet e tij.

16-vjeçari dukej i rehatshëm me topin në këmbë dhe shpesh bënte zgjedhjen e duhur në pjesën e fundit të fushës.

Momenti i tij më i mirë erdhi kur ai tregoi aftësi të mira afër zonës, ku shmangu me një driblim tre futbollistë të turqve, ndërsa asistimi i tij i mirë nuk u konkretizua nga Luka Modric.

Ai gjithashtu pati rastin të shënojë golin e tij të parë për klubin, por përpjekja e tij me këmbë të djathta u ndalua.

Karim Benzema shënoi het-trik në këtë ndeshje, por ishte Kubo ai që u votua si lojtari më i mirë i Real Madridit edhe një herë nga lexuesit e gazetës Marca.

Japonezi la pas vete pikërisht yllin francez, ndërsa në pozitën e tretë u rendit portieri Keylor Navas. /Telegrafi/