Tahiri: Ura e Vranidollit është kthyer në torturë për qytetarët e Llapit
22/04/2026
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me gjendjen në urën e Vranidollit, duke e cilësuar situatën si të papranueshme për qytetarët e rajonit të Llapit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri ka theksuar se qytetarët po përballen çdo ditë me vështirësi të mëdha gjatë qarkullimit në këtë segment.
“Ura e Vranidollit është kthyer në torturë të përditshme për qytetarët e Llapit. Rrezik, pritje të gjata dhe stres pa fund, kjo është ‘normalja’ që po u imponohet çdo ditë”, ka deklaruar ai.
Tahiri ka bërë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke theksuar se situata kërkon zgjidhje urgjente.
“Veprim urgjent, jo justifikime”, ka shtuar Tahiri. /Telegrafi/


