Please enter at least 3 characters.

Tahiri do të operohet, mungon rreth një muaj

2016/01/tahiri-do-t-euml-operohet-mungon-rreth-nj-euml-muaj_hd.jpg

Kështu së paku ka bërë të ditur klubi i basketbolli Bashkimi, e cila përmes llogarisë së saj në Facebook, ka thënë se basketbollisti do të operohet nga apendiksi (zorra qorre), transmeton Telegrafi.

“Basketbollisti i ardhur gjatë këtij afati kalimtar tek KB Bashkimi, Imer Tahiri, do të mungojë për rreth një muaj për shkak të operimit në zorrën qorre. Ne i urojmë shërim sa më të shpejtë Imerit, dhe besojmë në rikthimin e tij edhe më të fuqishëm në parket”, shkruan në mesazhin e klubit prizrenas.

Kujtojmë se basketbollisti Tahiri këtë vit u transferua nga skuadra mitrovicase e Trepçës te “Arpagjik’t” e Prizrenit. /Telegrafi/