Please enter at least 3 characters.

Tabletët e rinj të Polaroid, fillojnë prej 129 dollarësh

2016/01/tablet-euml-t-e-rinj-t-euml-polaroid-fillojn-euml-prej-129-dollar-euml-sh_hd.jpg

Tabletët e linjës Polaroid Q Series përfshin modelet e tabletëve - Q7 me ekranin prej 7 inç, modelin Q8 me ekranin prej 8 inç si dhe modelin Q10, i cili ka diagonalen e ekranit prej 10.1 inç.

Çmimi i Polaroid Q7 fillon nga 129 e deri në 179 dollarë, varësisht nga specifikat, ndërsa të gjitha modelet e tabletëve vijnë me versionin e fundit të Google Android, Kitkat 4.4.

Karakteristikat tjera të Polaroid Q Series përfshijnë procesorët quad-core, WiFi dhe Bluetooth bashkë me lidhjen HDMI dhe qasjen në Google Play Store me Google Certification.

Ndër karakteristikat e tabletëve janë edhe dy kamerat, njëra e përparme për video thirrje, si dhe kamera e pasme për foto dhe video. / Telegrafi /