Please enter at least 3 characters.

Tabanoc, arrestohet një shtetas i Shqipërisë

2016/08/Tabanovce-kalimi-kufitar.jpg

Mbrëmë në kalimin kufitar "Tabanoc", gjatë kontrollit të pasaportave është vërejtur parregullsi tek një qytetar.

Siç informojnë nga MPB, bëhet fjalë për B.F (47) nga Republika e Shqipërisë, tek pasaporta e të cilit janë vërejtur faqe të larguara dhe të ngjitura.

Nga policia njoftojnë se personi është arrestuar dhe është dorëzuar në SPB Kumanovë për procedurë të mëtejme./Telegrafi/