Please enter at least 3 characters.

Sveçla takon ambasadorin Qemal Minxhozi, flasin për situatën me pandeminë COVID-19

2020/04/Pamje-nga-takimi-1-08.04.2020.jpg

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh Koordinator i Grupit Ndër-institucional për Menaxhimin e Incidenteve, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me theks të veçantë për situatën me pandeminë Covid-19.

Në veçanti u theksua bashkëpunimi në mes të dy shteteve, sa i përket koordinimeve të veprimeve për lëvizjen e qytetarëve dhe mallrave, sidomos në këtë periudhe të kufizimeve të lëvizjes që kanë ndërmarrë të dy vendet.

Ministri Sveçla e njoftoi për punën që janë duke bërë institucionet e zbatimit të ligjit në këtë kohë të pandemie, për ngritjen e nivelit të gatishmërisë dhe mobilizimit të të gjitha strukturave të sigurisë, të cilat janë duke u kujdesur edhe për sigurinë e përgjithshme në gjithë territorin e vendit.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi vuri në dukje se institucionet e Kosovës janë duke e bërë një punë të shkëlqyer në menaxhimin e kësaj situate. Ai theksoi përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë, që të dy vendet në këtë kohë të bashkërendojnë aktivitetet për të gjitha situatat që mund të vijnë nga terreni. /Telegrafi/