Please enter at least 3 characters.

Superliga fillon me derbin më të madh kosovar

2016/01/superliga-fillon-me-derbin-m-euml-t-euml-madh-kosovar_hd.jpg

Në xhiron e parë, futbolli kosovar do të ketë një shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe, pasi në qytetin e Gjilanit do të ketë festë në përballjen e dy rivalëve lokal Dritës dhe Gjilanit.

Ky derbi ndryshe njihet si më i madhi lokal në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjtë në Ballkan, derisa zakonisht përcillet nga rreth 10 mijë tifozë.

Derbi tjetër do të ketë edhe në kryeqytet, ku Prishtina do të jetë nikoqire e kampionit aktual të Kosovës, Ferronikelit.

Interesant do të jetë edhe në stadiumin ‘Shahin Haxhiislami’ në Pejë, ku dy pretendentët për titull, Besa dhe Hajvalia do t’i masin forcat mes vete. /Telegrafi/

Raiffaisen Super Liga: Java e 1-rë.

Besa – Hjavalia
Kosova (V)- Llapi
Trepça-89 – Istogu
Prishtina – Feronikeli
Drita – Gjilani
Liria – Drenica