Please enter at least 3 characters.

Superkupa të enjten, Superliga të dielën

2016/01/superkupa-t-euml-enjten-superliga-t-euml-diel-euml-n_hd.jpg

Ndeshja e Superkupës ndërmjet Bashkimit dhe Sigal Prishtinës do të zhvillohet të enjten nga ora 18:00, raporton SportPlus.

Kështu është njoftuar nga skuadra vendase, duke u konfirmuar edhe nga ajo mysafire. Ky takim do të zhvillohet në ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit. Prishtina sezonin e kaluar fitoi Kupën, duke mundur pikërisht Bashkimin në finale, që mori të drejtën për t’u kualifikuar në Superkupë. ‘Bardhekaltërit’ sezonin e kaluar fituan titullin, Kupën dhe Superkupën.

Këtë fundjavë fillon edhe elita e basketbollit të Kosovës dhe Liga e Parë në dy grupet. Pasi të shtunën është Festa e Kurban Bajramit, pritet që shumica e ndeshjeve të zhvillohen të dielën. Kështu ka thënë edhe Komisari i Garave, Bajrush Ademi, por që do të varet nga klubet vendase. /Telegrafi/