Please enter at least 3 characters.

Sulmuesi i Marokut, Amrabat: Gjyqtari kryesor i kërkoi fanellën Ronaldos, ky është Botëror dhe jo cirk

2018/06/Cristiano-Ronaldo-Nordin-Amrabat.jpg
278:"MOSCOW, RUSSIA - JUNE 20: Cristiano Ronaldo of Portugal shakes hands with Noureddine Amrabat of Morocco during the 2018 FIFA World Cup Russia group B match between Portugal and Morocco at Luzhniki Stadium on June 20, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Cristiano Ronaldo vazhdoi me paraqitjet brilante në Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

Pas tre golëshit ndaj Spanjës, CR7 shënoi edhe golin e vetëm në fitoren e Përfaqësueses së Portugalisë ndaj Marokut.

Kështu e gjithë bota e futbollit aktualisht është duke folur për yllin portugez, përfshirë edhe lojtarët kundërshtarë.

(Foto: Getty Images)

Sulmuesit i Marokut, Nordin Amrabat, ka befasuar të gjithë, pas lojës tha se Pepe i ka treguar atij që gjyqtari kryesor ia ka kërkuar fanellën pesë herë Topit të Artë.

"Unë nuk e di se si është mësuar ai (gjyqtari), por ai ishte shumë i impresionuar nga Cristiano Ronaldo".

Geiger teksa referoi një faull pro Portugalisë dhe Ronaldos (Foto: Getty Images)

"Nga Pepe dëgjova se pas pjesës së parë ai edhe ia kishte kërkuar fanellën, për cfarë po flasim këtu? është Kampionati Botëror, nuk është cirk këtu", ka thënë Amrabt.

Vlen të theksohet se gjyqtari kryesor ishte Mark Geiger dhe referimi i tij u vlerësua me notë pozitive. /Telegrafi/