Please enter at least 3 characters.

Sulmoi seksualisht të miturën në shtëpinë e tij, arrestohet i dyshuari në Drenas

2023/12/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-2-e1703927195432.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një rast i sulmit seksual raportohet se ka ndodhur të hënën në Drenas.

Policia njofton se një person është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur, derisa e njëjta ishte në shtëpinë e tij.

“Gllogoc 04.03.2024-22:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare - e mitur, derisa viktima ishte në shtëpinë e të dyshuarit”, thuhet në raportin policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima pas intervistimit në prezencë edhe të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale, do të dërgohet për ekzaminime mjekësore. Rasti duke u hetuar. /Telegrafi/