Please enter at least 3 characters.

Sulmoi policin pasi që iu anulua fluturimi - arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

2020/06/auto_27_06_2017_4187802_Aeroporti_Nderkombetar_i_Prishtines_Limak___Adem_Jashari1592062077.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.

I njëjti u arrestua të shtunën më 31 dhjetor 2022, pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/