Please enter at least 3 characters.

Sulmoi nënën dhe vëllain e tij, arrestohet prishtinasi

2023/02/Arrestimet-e-Policise-ilustrim-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij.

Rasti ka ndodhur ditën e premte rreth orës 13:50.

"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht nënën dhe vëllain e tij. Viktimave dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", njofton Policia. /Telegrafi/