Please enter at least 3 characters.

Sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij, policia arreston të dyshuarin në Prishtinë

2020/01/auto_dhuna1539595704.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 19:00, transmeton Telegrafi.“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/