Please enter at least 3 characters.

Sulmoi bashkëshorten, arrestohet një person në Kamenicë

2017/04/sulm-fizik.png

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:20, në Kamenicë.

Siç thuhet në njoftim viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/