Please enter at least 3 characters.

Sulmohet një kamarier në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

2024/05/Prishtine-Menaxheri-dhe-kamarieri-i-lokalit-rrihen-mes-vete-su-moren-vesh-per-pune-Insajderi.org_.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person Prishtinë.

I njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një kamarier në një kafiteri në lagjen Dardania në kryeqytet.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:22.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e  punës në një kafiteri, është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.  Ankuesi nuk ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar, dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /Telegrafi/