Please enter at least 3 characters.

Sulmohet nga qentë endacak një fëmijë në Prishtinë

2020/10/121094877_664049104506239_2136211171908706822_o-1-1-e1602243709395.jpg

Një fëmijë është sulmuar në orët e paradites nga qentë endacakë në lagjen “Bregu i Dellit” në Prishtinë.

Sipas disa fotografive që janë publikuar në rrjetet sociale, shihet se fëmija është kafshuar nga qentë në pjesën e gjurit.

Në vendngjarje ka arritur edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë ofruar tretmanin mjekësor fëmijës.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime të shumta të sulmeve të qytetarëve nga qentë endacakë. /Telegrafi/