Please enter at least 3 characters.

Sulmohet me gurë treni i udhëtarëve në relacionin Shkup- Veles

2017/04/Tren.png

Një person i panjohur dje pasdite ka sulmuar me gurë trenin e udhëtarëve në relacionin Shkup- Veles.

Është shkaktuar dëm material, është thyer xhami i dritares por persona të lënduar nuk ka.

Siç njoftoi MPB, incidenti ka ndodhur dje rreth orës 13 në Shkup, mes stacionit hekurudhor “Lisiçe” dhe stacionit hekurudhor “Shkup” në lagjen “11 Tetori” përballë depos së Hekurudhave të Maqedonisë./Telegrafi/