Please enter at least 3 characters.

​Sulmohen policët, arrestohen babë e bir në Prizren

2019/12/policia_kosoves_299031-e1598437552465.jpg

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që i njëjti gjatë bastisjes në shtëpinë e tij së bashku me djalin e tij kishin sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Zyrtarët policorë të lënduar si dhe të dyshuarit kanë marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari (pronari i shtëpisë) është ndaluar në qendrën e mbajtjes, ndërsa djali i tij është dërguar në zyrat e njësisë së antidrogës për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike’.

Kurse, në Pejë është arrestuar një person, pasi që i njëjti kishte kanosur tre zyrtarët policorë dhe një punëtor të një kompanie për vendosjen e bllokadave në veturat e parkuara në vendet e ndaluara.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.