Sulmohen dy persona në veri të Mitrovicës, njëri prej tyre gazetar
17/11/2022
Dy persona janë sulmuar të enjten në veri të Mitrovicës, njëri prej të cilëve kameraman i "Insajderit".
Sulmin fizik për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për veriun e Mitrovicës, Besim Hoti.
Hoti ka thënë shkurt se rasti është cilësuar “sulm fizik”.
Ndërkaq mediumi “Insajderi” ka bërë të ditur se në mesin e personave që janë sulmuar është kameramani i këtij mediumi, Jetmir Muji. /Telegrafi/


