Sulmohen dhe kanosen dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari
13/07/2026
Dy zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore pasi janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare në Fushë Kosovë.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30, kur i dyshuari fillimisht i ka kanosur verbalisht e më pas i ka sulmuar zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore.
Pas incidentit, i dyshuari është arrestuar nga Policia.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt hetimore, ndërsa rasti është iniciuar si "Kanosje"./Telegrafi/


