Please enter at least 3 characters.

Sulmi vdekjeprurës me dron amerikan që ndodhi në Kabul nuk ka shkelur asnjë ligj, thotë Pentagoni

2021/11/Afganistani-1-e1636010818432.jpg

Një sulm me dron amerikan që vrau 10 civilë afganë ishte një gabim që nuk ka shkelur asnjë ligj, tha një inspektor i Pentagonit pas një hetimi.

“Ishte një gabim pa qëllim”, tha në një konferencë për media, inspektori i Forcave Ajrore të SHBA-së, gjeneral-lejtënant, Sami Said.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmi i 29 gushtit vrau tre të rritur, duke përfshirë një burrë që punonte për një grup ndihmash amerikane dhe shtatë fëmijë.

Sulmi ndodhi derisa vendet perëndimore u përpoqën të evakuonin afganët pasi talebanët morën kontrollin e vendit.

Viktima më e re e këtij sulmi ishte dyvjeçarja me emrin Sumaya derisa më prej fëmijëve më i madhi për nga mosha ishte Farzad, një 12-vjeçar.

Duke folur pak më pas, Ramin Yousufi, një i afërm, tha se kishte qenë një "sulm brutal" i bazuar në "informacione të gabuara".

"Pse na vranë familjen? Fëmijët tanë? Ata janë aq të djegur sa nuk mund t'i identifikojmë trupat e tyre, fytyrat e tyre", tha ai.

Said tha se personeli amerikan që kreu sulmin me dron besonte vërtet se ata kishin në shënjestër "një kërcënim të menjëhershëm" nga grupi i Shtetit Islamik (IS) për forcat amerikane dhe stafin diplomatik në aeroportin e Kabulit. /Telegrafi/