Please enter at least 3 characters.

Sulm terrorist në Diyarbakir të Turqisë, disa të plagosur

2016/08/thumbs_b_c_3a3bd93fd91ed432c7fbb6e81f34513f.jpg

Organizohet sulm me autobombë nga terroristët e PKK-së në Komisariatin e Stacionit të Kontrollit të Trafikut Rrugor në Diyarbakir të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të siguruara, në sulmin e organizuar nga terroristët e PKK-së në autostradën Diyarbakir – Batman, janë plagosur shumë persona, në mesin e të cilëve kishte edhe civilë.

Të lënduarit u transportuan nëpër spitalet në qytet përmes ambulancave që u dërguan në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e shpërthimit, u shkaktua gropë e thellë në autostradë. Ndërkaq, në zonë filluan operacionet për kapjen e terroristëve.