Please enter at least 3 characters.

Sulm me thikë në një stacion treni në Gjermani, të paktën dy të vdekur

2023/01/1674662247-Tan2023-01-2516391348_1-750x500-1.jpg
349:"Police and rescue services are on duty at a level crossing near Brokstedt station in Brockstedt, Germany, Wednesday, Jan. 25, 2023. Several people were injured in a knife attack on a regional train from Kiel to Hamburg on Wednesday. A man had attacked passengers with a knife shortly before arriving at Brokstedt station. (Jonas Walzberg/dpa via AP)
2:"AP

Policia federale gjermane ka njoftuar se dy persona janë vrarë pas një sulmi me thikë në një stacion të trenit në Gjermani.

Sulmi ndodhi në shtetin verior të Schleswig-Holstein që kufizohet me Danimarkën, raporton dw.

Ministrja e Brendshme e shtetit Schleswig-Holstein, Sabine Sutterlin-Waack konfirmoi “se dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve AFP citoi policinë federale, përgjegjëse për sigurinë në hekurudha, të thoshte se dy u vranë dhe disa persona janë plagosur.

Sütterlin-Waack dhe Bundespolizei deklaruan se një i dyshuar tashmë janë arrestuar.

Policia tha se sulmi ndodhi teksa treni po i afrohej stacionit Brokstedt, në veri të Hamburgut dhe në jug të Kielit. /Telegrafi/