Please enter at least 3 characters.

Sulm me thikë në një stacion policie në Francë - theret për vdekje një oficere

2021/04/Police.jpg

Një oficere franceze është therur për vdekje me thikë pas një sulmi në një stacion policie në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, sulmuesi 36-vjeçar, i cili thuhet se erdhi disa vjet më parë nga Tunizia në Francë, u qëllua dhe më vonë vdiq në spital.

Sulmi me thikë ndodhi në hyrje të korridorit të premten pasdite, dhe ende nuk është bërë i ditur ndonjë motiv për sa i përket kësaj çështjeje.

Oficerja 49-vjeçare, e cila ishte e paarmatosur u godit me thikë në qafë.

Lidhur me këtë rast, kryeministri francez, Jean Castex si dhe ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin janë nisur drejt vendit të ngjarjes, njofton mediet. /Telegrafi/