Please enter at least 3 characters.

Sulm me thikë në Gjilan

2016/05/Gruaja-godet-me-thike-burrin.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me thikë viktimën mashkull Shqiptar.

Në njoftim të Policisë thuhet se viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet më tej në njoftim.