Sulm me armë në Spanjë, vriten tre anëtarë të një familjeje - mes tyre një grua shtatzënë
17/08/2026
Tre persona, përfshirë një grua shtatzënë, u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një sulmi me armë në Isla Cristina të Spanjës.
Autori dyshohet se mbërriti me motor në një banesë në lagjen Rocío dhe hapi zjarr ndaj familjarëve, para se të largohej.
Viktimat janë gruaja shtatzënë, njëri prej fëmijëve të saj dhe nëna e saj. Një person i katërt ndodhet në gjendje kritike në spital.
Hetuesit dyshojnë se sulmi mund të jetë një akt hakmarrjeje në kuadër të një konflikti mes dy familjeve.
Policia ka rrethuar zonën dhe po kërkon autorin, i cili është ende në arrati.


