Suhel Muharemi rikthehet te FC Shkupi
05/07/2025
FC Shkupi ka prezantuar përforcimin më të ri, Suhel Muharemin, një emër që nuk ka nevojë për shumë prezantim në Çair, njofton Telegrafi.
Mesfushori ofensiv 23-vjeçar ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga kryeqyteti, duke u rikthyer në klubin ku nisi hapat e parë në futboll.
Muharemi është produkt i akademisë së Shkupit, por përvoja e tij ka kaluar përmes disa klubeve të njohura të elitës në Maqedoni si Renova, Rabotniçki dhe Struga Trim Lum. Ndërsa gjashtë muajt e fundit i kaloi në Superligën e Kosovës me fanellën e Feronikelit.
Përmes këtij afrimi, Shkupi vijon të tregojë ambiciet e qarta për një sezon stabil. /Telegrafi/


