Please enter at least 3 characters.

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) së re në Suharekë.

Përmes një postimi në Facebook, Muharremaj ka bërë të ditur se ky projekt paraqet një investim të rëndësishëm në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e komunës.

“Urime Suharekë. Rreth 4 milion euro nga Ministria e Shëndetësisë për ndërtimin e QKMF-së së re në Suharekë”, ka shkruar Muharremaj.

Ai ka shprehur falënderim për bashkëpunimin institucional ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrit Arben Vitia.

“Faleminderit Ministrit Arben Vitia për bashkëpunimin”, ka shtuar kryetari i Suharekës.

Muharremaj ka paralajmëruar gjithashtu se ditëve në vijim priten edhe njoftime të tjera për projekte të reja në komunë.

“E lajme të tjera fantastike ditëve në vijim”, ka shkruar ai. /Telegrafi/