Kryetari Muharremaj fton qytetarët e Suharekës të marrin pjesë në parakalimin e "Festarit"
19/09/2025
Festivali tradicional i Suharekës, "Festari", ka filluar më 15 shtator dhe do të mbyllet më 20 shtator, duke ofruar aktivitete kulturore dhe argëtuese për qytetarët.
Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në parakalimin e "Festarit”, duke e cilësuar këtë ngjarje si një udhëtim krenarie, gëzimi dhe bashkimi për qytetin.
Parakalimi do të nisë nga objekti i komunës në orën 13:30 dhe do të vazhdojë me promovimin e produkteve bujqësore në hapësirat e ish-tregut, tash të shndërruara në fusha sportive.
Komuna e Suharekës thekson se festivali synon të pasurojë jetën kulturore të qytetit dhe të promovojë traditën, punën dhe vlerat e komunitetit. /Telegrafi/


