Please enter at least 3 characters.

Subvencionimi i faturave të energjisë, Bajrami: Gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Foto:Arkiv


Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar sot lidhur me subvencionimin e energjisë elektrike.

Bajrami në një postim në Facebook shkruan se kjo është gënjeshtra më e madhe e kësaj qeverie.

Lexoni të plotë postimin:

''Subvencionimi i faturave të energjisë''

Energjia - korrupsioni dhe gënjeshtra më e madhe e kësaj Qeverie

Dje Albin Kurti përmes Hekuran Muratit na njoftoi se në këtë muaj ka nisur subvencionimi i faturave të energjisë elektrike.

Çfarë hipokrizie!

Derisa në tetor të vitit 2019 një familje mesatare në Kosovë ka paguar 54 Euro. A e dini sa ka paguar e njëjta familje në tetor të vitit 2025? Ka pagu 169 Euro. D.m.th. 300% më shumë, e tash kishin ''ne jemi për popull dhe po subvencionojmë faturat familjeve''.

Por, pos ngritjes së çmimit të energjisë elektrike për 300%, rreth 1300 biznese vendore, pjesa dërmuese prodhuese pas “liberalizimit të tregut” çmimin e MWh që tetorin e vitit të kaluar e kanë pagu 75 Euro tash e paguajnë 206 Euro.

Ndërsa të dhënat e Doganës së Kosovës konfirmojnë se derisa Kosova për vitet 2015-2020 ka importu 273 milionë Euro energji, importi i energjisë gjatë pesë viteve të qeverisë së Albin Kurtit 2021 - shtator 2025 ka arritur në 811 milionë Euro.

A po e shihni mashtrimin?

Ani “po ju subvencionojmë faturat”

Po i subvenciononi xhepat e tregtarëve të energjisë me të cilët keni lidhje të ngushta, me paratë e rinisë që ka ikë në mërgim e nga atje po e financon konsumin në Kosovë (krejt kjo lehtë e faktueshme). /Telegrafi/