Please enter at least 3 characters.

Suarez përkrahë transferimin e një sulmuesi të ri nga Barcelona

2018/11/Suarezito.jpg
221:"BARCELONA, SPAIN - OCTOBER 28: Luis Suarez of FC Barcelona reacts during the La Liga match between FC Barcelona and Real Madrid CF at Camp Nou on October 28, 2018 in Barcelona, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)
12:"Getty Images

Luis Suarez këmbëngul se nuk ka problem me blerjen e një sulmues të ri nga Barcelona.

Sulmuesi i Liverpoolit, Roberto Firmino, është duke u lidhur me një transferim te Barcelona si një zëvendësim për Suarezin.

Pavarësisht kërcënimit për vendin e tij, Suarez këmbëngul se është metoda e duhur nga katalunasit.

Suarez ka thënë se nuk është kundër transferimit të një sulmuesi të ri, pasi ai tashmë ka 31 vjet.

Luis Suarez (Getty Images)

"Barcelona ka nevojë për një numër 9 të ri", ka thënë fillimisht Suarez për Sport 890.

"Unë jam 31 vjeç dhe klubi duhet të mendojë për të ardhmen...", përfundoi ylli uruguaian.

Ndryshe, Suarez edhe pse 31 vjeç ende po tregon formë të lartë sidomos në këtë fillim sezoni.

Ylli uruguaian shënoi het-trik në El Clasicon e së dielës në Real Madrid, ndërsa deri më tani ka 7 gola në 14 ndeshje. /Telegrafi/