Please enter at least 3 characters.

Suarez i bashkohet stërvitjeve të Barcelonës, Pique kthehet nga lëndimi

2019/07/Suarez.jpg

Luis Suarez ka filluar përgatitjet para-sezonale me Barcelonën këtë mëngjes, pasi ka përfunduar pushimet e tij pas impenjimeve me Uruguain në Copa America.

Suarez i është bashkuar ekipit në mëngjesin e sotëm (e mërkurë) për përgatitjet para-sezonale për sezonin 2019.20.

Përveç, yllit uruguaian fytyrë tjetër e re në stërvitje ishte edhe Moussa Wague, i cili gjithashtu u kthye nga pushimet.

Gerard Pique ishte burimi i lajmit më të mirë të ditës. Mbrojtësi duket se e ka lënë pas tij lëndimin dhe ai u kthye të punonte me grupin.

Ernesto Valverde ka punuar edhe me një numër të lojtarëve të të rinjve nën udhëzimet e tij.

Këtë herë, ishin Inaki Pena, Carles Perez, Riqui Puig, Monchu, Alex Collado dhe Guillem Jaime. /Telegrafi/