Please enter at least 3 characters.

Studentja përdorte celularin gjatë ligjëratës, kështu e dënoi dhe u dënua profesori! (Video)

2016/04/jiang.jpg
39:"College student texting in lecture hall
12:"Erik Isakson

Në Universitetin Dongguan të Kinës, një studente që është zënë duke e përdorur celularin gjatë ligjëratës, është detyruar nga profesori ta përplaste në dysheme.

Ligjëruesi i lëndës së Ekonomisë, i njohur vetëm si Jiang, e ka detyruar ta hedh celularin ose të ballafaqohej me problemet e marrjes së notës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, Jiang nuk e ka ditur se i tërë procesi po regjistrohet nga një student tjetër.

Në videon e xhiruar, klasa mbante qetësi, teksa vajza e përplaste telefonin derisa thyhet.

Zyrtarët e universitetit, e kanë konsideruar këtë veprim si të tepruar dhe i kanë kërkuar profesorit ta dëmin.