Please enter at least 3 characters.

Studentët e mjekësisë në Tiranë vijojnë protestën, kërkojnë dorëheqjen e ministres së Arsimit

2023/10/WhatsApp-Image-2023-10-11-at-10.48.39.jpeg

Studentët e Mjekësisë në Tiranë kanë vijuar edhe të mërkurë protestën kundër ligjit që i detyron të punojnë 5 vjet në vend ose të paguajnë të plotë tarifën e studimit.

Të veshur me bluzat e bardha, ata kanë marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit, ndërsa gjatë rrugës u kanë kërkuar qytetarëve që t’u bashkohen në kauzë n e tyre.

Studentët kanë kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu të cilës siç pretenduan, i kanë kërkuar takim por janë refuzuar. /Telegrafi/