Please enter at least 3 characters.

Stresi publikon këngën e re "Gang Shit" në bashkëpunim me One T dhe Anestezionin

2020/12/s-1.jpg
6:"OnLine

Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj - Stresi, ka publikuar së fundmi këngën e tij më të re, "Gang shit".

Kjo këngë vjen në bashkëpunim me reperët e rinj të estradës, One T dhe Anestezioni.

Kënga është punuar nga DualVox, gjersa tekstin e saj e kanë shkruar vet reperët.

Foto: Stresi/Instagram

"Gang Shit" është vizualizuar edhe me klip, i cili i është besuar regjisorit Sener Sahko.

Stresi përndryshe ka qenë një emër shumë i përfolur muajve të fundit, veçanërisht pas pjesëmarrjes së tij në protesta, për vrasjen e Klodian Rashës.

Në anën tjetër, ai nuk po i ndal projektet e shumta muzikore dhe bashkëpunimet e njëpasnjëshme me reperë të ndryshëm. /Telegrafi/