Please enter at least 3 characters.

Stresi për Cllevion: Nuk e kam të lehtë të flas për këtë njeri sepse është ndër shokët e mi të parë, sot kemi pole të ndryshme

Reperi i njohur nga Shqipëria, Stresi, ka folur hapur për raportin e tij me Cllevion gjatë një interviste për emisionin “Shqipëria Live”.

Teksa u pyet për marrëdhënien mes tyre, Stresi pranoi se nuk e ka të lehtë të flasë për ish-mikun e tij, duke kujtuar kohën kur ata kishin një miqësi të ngushtë.

“Cllevios i them ne na vrasin më shumë kujtimet, jo sharjet. Nuk e kam të lehtë të flas për këtë njeri sepse është ndër shokët e parë të mi, pavarësisht që sot kemi dy pole të ndryshme”, u shpreh reperi.

Foto: YouTube

Ai shtoi se, megjithëse rrugët e tyre janë ndarë, i uron suksese në karrierë.

Stresi vlerësoi gjithashtu talentin e Cllevios në muzikë, duke e këshilluar që të përqendrohet më shumë te projektet artistike.

“Cllevio ka zgjedhur rrugën e vet. I uroj shumë suksese. Është artist shumë i talentuar, të merret me muzikën, të fokusohet në muzikë dhe t’i lërë gjërat e tjera anash. Ka ardhur momenti”, deklaroi ai.

Deklarata e Stresit është komentuar gjerësisht nga ndjekësit, duke rikthyer në vëmendje raportin mes dy artistëve, të cilët dikur ndanin një miqësi të afërt, por që sot duket se kanë zgjedhur drejtime të ndryshme. /Telegrafi/

- YouTubewww.youtube.com