Please enter at least 3 characters.

Street Party Prishtina 2026

Street Party Prishtina rikthehet me muzikë, art dhe atmosferë urbane në zemër të kryeqytetit

Street Party Prishtina rikthehet më 8 gusht 2026, duke e shndërruar rrugën "Fehmi Agani", te Kafet e Vogla, në një skenë të hapur ku muzika, arti dhe kultura urbane bëhen bashkë. Festivali sjell një atmosferë verore me performanca muzikore, ekspozita artistike dhe hapësira të dedikuara për kreativitetin dhe gastronominë.

I organizuar nga NXT LVL Events & Entertainment dhe WinMusic Freedom, nën patronazhin e Komunës së Prishtinës, eventi synon të mbledhë artistë, krijues dhe vizitorë në një nga ngjarjet urbane më të veçanta të verës në kryeqytet.

Detajet

Data: 8 gusht 2026

Vendndodhja: Rruga "Fehmi Agani" (te Kafet e Vogla), Prishtinë

Programi?

Gjatë festivalit do të zhvillohen aktivitete të ndryshme artistike dhe kulturore, ndër të cilat:

  • Performanca muzikore live gjatë gjithë eventit
  • Ekspozita nga artistë artizanalë, piktorë, fotografë, dizajnerë dhe krijues të tjerë
  • Hapësira të dedikuara për art, kulturë, ushqim dhe pije

Artistët pjesëmarrës:

  • Jeton Berisha
  • LŪK
  • Neritaan
  • Adrian Berisha
  • La Baresha

Special Guest:

  • Luna Skye (Paris • Ibiza)

Arsyet pse duhet të merrni pjesë

  • Për të përjetuar një nga festivalet urbane më interesante të verës në Prishtinë.
  • Për të ndjekur performanca live nga artistë vendorë dhe ndërkombëtarë.
  • Për të zbuluar punimet e artistëve dhe krijuesve nga fusha të ndryshme.
  • Për të shijuar një atmosferë të gjallë me muzikë, art, ushqim dhe argëtim.
  • Për të kaluar kohë cilësore me familjen dhe miqtë në një ambient të hapur.
  • Për të mbështetur kreativitetin dhe skenën artistike lokale.

Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:

Hyrja në Street Party Prishtina 2026 është falas.

Eventi zhvillohet në ambient të hapur dhe është i hapur për të gjithë vizitorët.

Rrjetet sociale:

true