Strakosha dhe Pilios me AEK-un në Ligën e Kampionëve
AEK-u i Athinës ka siguruar kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pas fitores së thellë 4-0 ndaj Levski Sofias në ndeshjen e kthimit të play-offit. Ndeshja e parë në Bullgari kishte përfunduar pa gola.
Në suksesin e madh të skuadrës greke kontribuuan edhe dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha dhe Stavros Pilios, të cilët e nisën ndeshjen nga minuta e parë dhe e kompletuan të gjithë takimin.
AEK-u e zgjidhi praktikisht çështjen e kualifikimit që në pjesën e parë, duke realizuar tri gola, ndërsa në pjesën e dytë shënoi edhe një herë për ta vulosur fitoren 4-0.
Për Strakoshën, ky është një tjetër sukses i rëndësishëm në aventurën evropiane me AEK-un.
Portieri shqiptar është prej lojtarëve kryesorë të skuadrës athinase, ndërsa edhe Pilios ka pasur rol të rëndësishëm në formacion, sidomos në krahun e majtë të mbrojtjes.
Me këtë fitore, AEK-u rikthehet në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve, duke siguruar një vend mes skuadrave më të mira të Evropës për sezonin e ri. /Telegrafi/


