Please enter at least 3 characters.

Sterling po largohet nga Chelsea, por jo edhe nga Liga Premier - klubi që luan në Ligën e Kampionëve e dëshiron transferimin e tij

2024/08/sterling-1.png

Një klub nga Liga Premier mund të bëjë një lëvizje për Raheem Sterling pas përjashtimit nga lista e skuadrës së Chelseat.

Anglezi iu bashkua Bluve nga Manchester City dy vjet më parë në një marrëveshje prej 50 milionë eurosh, por ditët e tij në Stamford Bridge duket se janë të numëruara.

Trajneri i Chelseat, Enzo Maresca e la jashtë skuadrës 29-vjeçarin për humbjen 2-0 të Chelseat ndaj Cityt të dielën, duke bërë që përfaqësuesit e lojtarit të kërkojnë publikisht sqarime për situatën e lojtarit.

Pasi Sterling u hoq nga skuadra e Chelseat për ndeshjen e ardhshme të play-off-it të Ligës së Konferencës kundër Servette, Maresca pranoi se sulmuesi anglez nuk ka vend në ekipin e tij.

Chelsea është i hapur për oferta për Sterling, me gjigantët e Serie A, Juventus që raportohet se janë të interesuar për të.

Sipas gazetarit Ben Jacobs, Aston Villa është shfaqur si pretendente surprizë për të siguruar nënshkrimin e Sterling para afatit të transferimit.

"Aston Villa po monitoron situatën. Tani Villa ka humbur (Moussa) Diabyn dhe ata donin Joao Felix", raporton Jacobs për London Is Blue Podcast.

Villa ishte e etur për Felixin, por humbi ndaj Chelseat, i cili të mërkurën konfirmoi rikthimin e tij në Stamford Bridge me një marrëveshje të përhershme me vlerë 50 milionë euro. /Telegrafi/