Please enter at least 3 characters.

Stenaldo: Unë kam shanse që ta fitoj këtë Big Brother

Foto: Instagram

Para disa ditësh, Stenaldo Mëhilli është futur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 5, duke shënuar një moment historik: për herë të parë në këtë edicion hyn një konkurrent i verbër.

Ai ka tërhequr menjëherë vëmendjen e banorëve dhe të publikut, duke treguar vendosmërinë dhe besimin në aftësitë e tij.

Gjatë një deklarate për konkurrentët e tjerë, Stenaldo u shpreh: “Unë jam përtej gjithë juve. Unë kam shanse për të fituar këtë program sa çka më i miri që është në shtëpi. Për këtë të jeni super të sigurt".

Foto: Instagram

Reagimet brenda shtëpisë kanë qenë të ndryshme: disa banorë u surprizuan nga besimi i tij, ndërsa të tjerë e shohin si një sfidë të re që mund të ndryshojë dinamikën e lojës.

Megjithëse spektakli sapo ka nisur, pritet që prania e Stenaldos të sjellë dinamizëm dhe debate të reja brenda shtëpisë, duke e bërë këtë edicion të Big Brother VIP Albania një nga më të ndjekurit dhe të komentuarit.

Së fundmi u eliminua konkurrenti i parë i këtij edicioni dhe ajo është Xhodi.

Pritet të shihet në vazhdim se si do të jetë loja e tyre dhe çfarë strategjie do të ndjekin. /Telegrafi/