Statistika: Ronaldo apo Lukaku, cili është më vendimtar?
Cristiano Ronaldo dhe Romelu Lukaku do të vihen përballë njëri-tjetrit sonte (e martë) në kuadër të ndeshjes kthyese gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Juventusi është nikoqir i Interit në Allianz Stadium, në sfidën e cila do ta vendosë skuadrën finales. Zonja e Vjetër ka përparësi për shkak të fitores prej 2-1 në takimin e parë në Milano.
Lukaku mungoi në sfidën e parë për shkak të pezullimit, ndërsa pritet të startojë për Nerazzurrët në ndeshjen kthyese.
Belgu nuk i ka shënuar kurrë Juves në karrierën e tij, derisa Ronaldo i ka realizuar katër gola në nëntë takime kundër Interit, por nuk i ka shënuar kurrë rivalit në Allianz Stadium.
Portugezi është golashënuesi më i mirë në Serie A këtë sezon, ku deri më tani i ka shënuar 16 gola, kurse Lukaku i ka dy më pak.
CR7 e ka shënuar nga një gol çdo 90.7 minuta, ndërsa Rom e ka gjetur rrjetën çdo 107.5 minuta. I pari i ka shënuar shtatë gola vendimtar, derisa i dyti pesë sosh.
Ronaldo vs Lukaku
Cristiano Ronaldo
Gola: 16Paraqitje: 17Minuta: 1452Një gol në sa minuta: 90.7Gola vendimtarë: 7Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8
Romelu Lukaku
Gola: 14Paraqitje: 20Minuta: 1505Një gol në sa minuta: 107.5Gola vendimtarë: 5Pikë të fituara nga golat vendimtarë: 8
/Telegrafi/


