Stallone nuk e fitoi Oscarin, çfarë i tha Arnoldi (Video)
29/02/2016
Sylvester Stallone ishte nominuar për Oscar në kategorinë e aktorit joprotagonist, ndërsa edhe pse konsiderohej favorit, nuk fitoi në ceremoninë e Academy Awards.
Ai kthehej në konkurrim pas 39 vitesh me filmin “Creed”, mirëpo ekspertët e Akademisë e zgjodhën si më të mirën performancën e Mark Rylance në filmin “Bridge of Spies”, njofton Telegrafi.
Menjëherë pasi dështoi ta fitonte Oscarin ka reaguar miku i tij i mirë, Arnold Schwarzenegger.
“Sly mbaje mend, pavarësisht çfarë thonë, për mua ti ishe më i miri, ti ishe fituesi. Jam krenar me ty”, ka thënë legjenda e aksionit në një video-mesazh.
Kujtojmë që në vitin 1977, Stallone ishte nominuar me filmin “Rocky” edhe për Skenarin më të mirë. /Telegrafi/


