Staf prej 100 personave arrin në Prishtinë për koncertin e Alban Skenderajt (Foto)
31/05/2017
Artisti i njohur shqiptar, Alban Skënderaj, nesër (e enjte) mban performancën akustike madhështore në Prishtinë.
Performanca e sjellë nga ProCredit në ditën tradicionale të festës së kësaj banke, do të përcillet me shumë aktivitete argëtuese për të gjitha grupmoshat dhe me fishekzjarrë të sinkronizuara me muzikë në sfond.
Këngëtari ka treguar se tashmë 100 persona të stafit kanë mbërritur në kryeqytetin kosovar Prishtinë, transmeton Telegrafi.
“Rrugës për Koncert. I fundit nga rreth 100 veta staf që tashmë kanë mbërritur nga Tirana në Prishtinë! Diçka e madhe na pret!”, ka shkruar Albani në Instagram.
Theksojmë se nesër, më 1 qershor 2017, artisti do të ngjitet në skenë në parkun e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. /Telegrafi/


