Please enter at least 3 characters.

Spitali i Pejës shënon ditën botërore të ndërgjegjësimit për autizmin

2019/06/autizmi_flet.jpg

Përmes një njoftimi,  Spitali i Pejës thekson rëndësinë e kujdesit të barabartë për të gjithë pacientët, duke ofruar mbështetje për familjet dhe personat me autizëm.

“Ne mbështesim të drejtat dhe mundësitë e barabarta për të gjithë, duke promovuar përfshirjen dhe mirëkuptimin,” thuhet në njoftimin e tyre.

Në këtë ditë të veçantë, institucioni shëndetësor bën thirrje për më shumë vetëdije dhe përkushtim ndaj komunitetit të personave me autizëm, duke inkurajuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse./Telegrafi/